ISHP Klinika Universitare për Kirurgji Digjestive-Shkup është fitues i një projekti grand me titull: “Projekti për përmirësimin e objektit të Klinikës Universitare për Kirurgji Digjestive”, si pjesë e Programit Japonez për Grande të vogla për nevojat elementare dhe sigurinë e njerëzve, organizuar nga Ambasada e Japonisë. Projekti përfshin rinovimin e dyshemeve dhe dyerve të ISHP Klinika Universitare për Kirurgji Digjestive, me qëllim ofrimin e kushteve adekuate mjekësore për pacientët dhe rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor. Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë drejtori medicinal Prof. dr. Zoran Karaxhov dhe drejtori organizativ Avni Saliji.